Please enter at least 3 characters.

Numan Baliq shkarkohet nga pozita e zëvendësministrit

2018/01/auto_25994734_1476784595768744_3102782701772810939_n-650x3581514036322.jpg

Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Numan Baliq është shkarkuar nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj.

"Numan Baliq është liruar nga detyra me kërkesë të partisë së tij", ka thënë Matoshi.

Numan Baliq edhe në Qeverinë e parë të pasluftës, ishte Ministër i Shëndetësisë në vitet 2002-2003 dhe ishte shkarkuar për shkak të mosrespektimit të rregullores së punës. /Telegrafi/