Please enter at least 3 characters.

Nuk respektuan masat antiCOVID-19, shqiptohen 405 gjoba ndaj qytetarëve

2021/09/policia-ne-zbatim-per-venjen-e-maskave-pandemia-covid19-foto-Ridvan-Slivova-10-780x439-1.jpg

Po vazhdojnë gjobat ndaj qytetarëve të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm brenda një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 405 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektuan masat që u vendosen për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtës nga koronavirus.

Ndërsa një ditë më parë ka pas më shumë gjoba. Policia njoftoi për 539 gjoba ndaj qytetarëve që përfillen masat kundër COVID-19.

Aktualisht në vend janë 21 mijë e 668 raste aktive me COVID-19. /Telegrafi/