Please enter at least 3 characters.

Nuk realizohet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

2022/05/lsa-1-1068x712-1.jpg

Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipërinuk ka mundur të realizohet.

Deri në orën 16:00 në Kuvend nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë.

Raundi i parë pritet të mbahet nesër në orën 17:00.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas takimit me Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun të premten, u shpreh se janë vendosur piketa për zgjedhjen e presidentit të ri, por ende nuk ka një emër konkret.

Balla tha se në ditët në vijim, apo edhe “orët në vijim” do të ketë bisedime për emrin e presidentit./Euronews Albania