Please enter at least 3 characters.

Nuk kalon mocioni për heqjen nga votimi të ligjit për pagën minimale

2021/03/Kuvendi-i-Kosoves-seanca-per-votimin-e-Qeverise-Kurti-2-Glauk-Konjufca-Saranda-Bogujevci-foto-Ridvan-Slivova-18.jpg

Mocioni i propozuar nga PDK-ja për heqjen nga votimi të ligjit për pagën minimale, nuk ka arritur ti marrë votat e duhura.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, bëri me dije se mocioni i mori vetëm 32 vota.

“Rregullorja më obligon që të vazhdoj tutje, dhe ta hedh në votim këtë pikë pasi që ndryshe është shkelje e rregullores”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj ka folur shefi i Grupit të deputetëve të LDK-së, duke thënë se Kuvendi nuk duhet të vazhdoj punimet tutje nëse duhet të kaloj ky mocion apo të rrëzohet.

“Sot kërkojmë me marr vendim Kuvendi, është e pamundshme që të vazhdohet seanca pa marrë vendim për këtë mocion procedural”, tha Gashi. /Telegrafi/