Please enter at least 3 characters.

Nuk ka fitues në Meazza, Interi dhe Atalanta luajnë baras

2019/04/Inter-Atalanta-1.jpg
278:"MILAN, ITALY - APRIL 07: Matias Vecino of FC Internazionale is challenged by Timothy Castagne of Atalanta BC during the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on April 7, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )
12:"Getty Images

Interi dhe Atalanta kanë luajtur pa gola (0-0) në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Interin për një nuancë më kërkuese.

Nerazzurrët në fakt gjetën golin pas vetëm tre minutave me anë të Matias Vecinos, por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, ndërsa edhe Mauro Icardi humbi një rast i vetëm me portierin.

Icardi pati një rast të mirë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin pak më të mirë dhe më kërkues në kërkim të golit.

Radja Nainggolan (72') dhe Icardi (86') tentuan golin, por në asnjëri nga ta nuk e gjetën dhe skuadrat u desh të pajtohen me një barazim 0-0.

Ndeshja ishte e luftuar për çdo top (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi, Interi e sheh veten në pozitën e tretë me 57 pikë, ndërsa Atalanta renditet e pesta me 52 pikë.

Në ndeshjen e radhës, zikaltrit udhëtojnë te Frosinone, ndërsa Atalanta e pret Empolin. /Telegrafi/