Please enter at least 3 characters.

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, Eintracht Frankfurt dhe Rangers shkojnë në vazhdime

2022/05/Screenshot_37.jpg

Eintracht Frankfurt dhe Rangers kanë zhvilluar 90 minuta të zjarrta në ndeshjen finale në Ligën e Evropës, ku rezultati është 1-1.

Të dy skuadrat prodhuan raste në pjesën e parë, me gjermanët që ishin më të rrezikshëm para porte.

Por në pjesën e dytë Rangers gjetën të parët golin.

Sulmuesi Joe Aribo mori një top para mbrojtjes, ku njëri nga lojtarët gjerman u rrëzuan dhe ai i vetëm shkoi drejt portës për të shënuar për 1-0.

Por vetëm pas disa minutash, Filip Kostic asistoi te Rafael Borre i cili shënoi për 1-1 në minutën e 69-të.

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat tentuan, rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat shkuan në vazhdime. /Telegrafi/