Please enter at least 3 characters.

”Nuk jemi aty për barazim, duam fitoren”, Arteta i dërgon mesazh të qartë Man Cityt

Mikel Arteta ka hedhur poshtë idenë se Arsenali do të luajë për një barazim në përballjen vendimtare të së dielës kundër Manchester Cityt në Ligën Premier.

Trajneri i Arsenalit këmbëngul se skuadra e tij udhëton në “Etihad Stadium” me synimin e vetëm për të marrë maksimumin e pikëve dhe për të forcuar pozitat në garën për titull, edhe pse do të duhet të përballet pa Bukayo Saka, i cili është konfirmuar që do të mungojë për këtë ndeshje.

Arsenali hyn në fundjavë me një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj Cityt, megjithëse skuadra e Pep Guardiolas ka një ndeshje më pak të luajtur, çka e mban garën për titull ende të hapur.

Ndërsa një barazim do t’i mjaftonte Arsenalit për të ruajtur kontrollin e garës, Arteta ka premtuar një qasje të guximshme për të ndalur pritjen 22-vjeçare të klubit për titullin e kampionit në Angli.

Pavarësisht humbjes së papritur ndaj Bournemouth në javët e fundit, Arteta është i vendosur të shmangë një përsëritje të barazimit 0-0 të dy viteve më parë në ‘Etihad’, një ndeshje që atëkohë kishte marrë kritika për qasjen e kujdesshme të Arsenalit në ndeshjet e mëdha.

“Ne duam të fitojmë ndeshjen. Jemi aty për të fituar ndeshjen. Nuk kemi folur për barazim. Duhet ta fitojmë ndeshjen dhe po përgatitemi për të fituar ndeshjen”.

“Nuk do të ketë ndryshim nga çdo stadium tjetër ku kemi luajtur në pesë vitet e fundit. Nuk ka ndryshim aty”.

“Ne nuk do të propozojmë një lojë të tillë sepse nuk e bëjmë kurrë. Ndonjëherë kundërshtari është aq i fortë sa të detyron të jesh në atë situatë, dhe në rastin e Cityt do të ketë momente kur do të jemi thellë në zonën tonë. Ky është realiteti”, ka deklaruar spanjolli./Telegrafi/