Please enter at least 3 characters.

“Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë”, kryeministri Kurti me reagim pas humbjes së Kosovës

2024/09/Albin-Kurti-Kosova-1.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Rumania me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve për edicionin 2024/25.

Kjo humbje e ‘Dardanëve’ ka bërë që kritikat dhe ‘shigjetat’ ndaj lojtarëve dhe stafit të jenë të mëdha nga tifozë dhe qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, kryeministri Kurti ka shfrytëzuar profilin e tij në ‘Facebook’ për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve për ekipin kombëtar.

Kurti ka thënë ndër tjerash se ky nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por së bashku mund t’i tejkalojmë sfidat duke përkrahur futbollistët tanë.

Postimi pa ndërhyrje i kryeministrit Kurti Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!/Telegrafi/