Please enter at least 3 characters.

''Nuk është zgjedhur kryetari i Këshillit komunal të Tetovës''

2016/01/t-euml-d-euml-nuarit-ankohen-komuna-e-tetov-euml-s-thot-euml-se-gjith-ccedil-ka-euml-sht-euml-sipas-ligjit_hd.jpg

Megjithse më herët agjencia AIM raportoi se në vazhdim të seancës konstituive të Këshillit komunal të komunës së Tetovës u zgjodh kryetari i këshillit, Zyra për marrëdhënie me publikun konfirmon të kundërtën.

''Sektori përkatës i administratës së komunës së Tetovës konstatoi se zgjedhja e Kryetarit të Këshillit nuk është në pajtueshmëri me nenin 47 paragrafi 2 nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 19 paragrafi 1 nga Rregullorja për punë e Këshillit të komunës së Tetovës.

Prandaj në bazë të këtij konstatimi juridik e informojmë publikun se Kryetari i Këshillit Komunal në komunën e Tetovë nuk është zgjedhur'', thonë nga Zyra për marrëdhënie me publikun./Telegrafi/