Nuk është për ta parë çdokush: Çiklisti përplaset me trenin që po lëvizte 140 km/h (Video)
31/12/2015
Çiklisti, sipas asaj që shkruhet, ose ndoshta e ka vlerësuar dobët largësinë, ose nuk e ka parë fare trenin, kur ai u përpoq të kalonte hekurudhën, me gjithë dritën e kuqe të ndezur, transmeton Telegrafi.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Poloni dhe shpejtësia e trenit ishte në mes 120 dhe 140 km/h.
Pasi e gjitha kishte kaluar vetëm me dëmtime të lehta, 26 vjeçari ishte dashur të paguante një gjobë për kalimin në dritë të kuqe. /Telegrafi/


