Please enter at least 3 characters.

Nuk është më i paprekshëm, Real Madridi mendon shitjen e yllit të skuadrës

2023/10/Carlo-Ancelotti.jpg
312:"ALMERIA, SPAIN - AUGUST 19: (L-R) Rodrygo Goes of Real Madrid, coach Carlo Ancelotti of Real Madrid, Vinicius Jr of Real Madrid during the LaLiga EA Sports match between UD Almeria v Real Madrid at the Power Horse Stadium on August 19, 2023 in Almeria Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi mund ta bëj një shitje të madhe në afatin kalimtar dimërorë.

Fjala është për sulmuesin brazilian Rodrygo Goes i cili këtë edicion nuk ka shfaqur atë që kanë pritur të gjithë.

22-vjeçari ka zhvilluar 11 ndeshje në total derisa produktiviteti i tij ka rënë pasi ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar në një tjetër.

Viti i kaluar ishte fantastik për sulmuesin brazilian i cili kishte shënuar 19 gola dhe kishte asistuar në 11 të tjerë në 57 ndeshje zyrtare dhe ky fillim i edicionit po konsiderohet i dobët.

Deklaratat e fundit të tij se nuk i pëlqen të luaj si sulmues qendror nuk janë pritur mirë te Los Blancos të cilët po mendojnë shitjen e tij në janar.

Ok Diario ka raportuar se te Real Madridi po studiojnë shitjen e yllit brazilian nëse vije një ofertë mbi 150 milionë euro.

Klubet angleze si Manchester United, Liverpool e Chelsea janë alarmuar nga ky lajm, por edhe PSG që e pëlqen shumë brazilianin. /Telegrafi/