Please enter at least 3 characters.

"Nuk e ka asnjë hit" - Blero flet sërish për Linda Halimin

2023/11/Screenshot_2-35.png

Pas deklaratave të saj për Bleron, këngëtari ka vazhduar të komentoj rreth Linda Halimit.

Në një tjetër diskutim me Edona James, Blero tha se e respekton këngëtaren për vokalin, por sipas tij, ajo nuk ka asnjë hit.

Autori i "Fotografia" vazhdoi duke thënë se Linda ka zë shumë të mirë, por nuk mbahet mend për një këngë e cila është dëgjuar shumë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

"Ma thuaj një këngë që e ka hit, nuk e ka asnjë hit, e respektoj se ka vokal shumë të mirë, por nuk ka punë, bagazh, respektoj për vokal, por populli ynë e pranon atë që ua do zemra", u shpreh Blero.

Kujtojmë që në 'Prime'-in e fundit, Linda u shpreh se 13 vite më parë Blero e kishte shoqëruar deri te hoteli ku po qëndronte dhe më pas i kishte kërkuar që të shkonin bashkë në dhomën e saj.

Akuzat e saj këngëtari vendosi t'i injoronte në atë moment pa dhënë ndonjë kundërpërgjigje konkrete.

Por, në ditët në vazhdim ai e quajti këngëtaren me terma të ndryshëm si 'e pamoralshme' dhe 'me probleme mentale'. /Telegrafi/