Please enter at least 3 characters.

Nuk do të ketë më protesta të çdoditshme nga nisma 'Për Maqedoni të përbashkët'

2017/05/Protesta-me-27-prill-brenda-ne-Kuvend.jpg

Nisma "Për Maqedoni të përbashkët" do të ndryshojë aktivitetet e saj nga tani e tutje, nuk do të shprehet vetëm përmes protestave, por edhe përmes betejës ligjore, njoftuan sot në një konferencë për shtyp drejtuesit e kësaj nisme, Boris Damovski dhe Bogdan Ilievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marshimet e protestave që deri më tani i kanë zhvilluar, do të reduktohen.

Ata njoftuan dorëzimin e një nisme për të vlerësuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Talat Xhaferi si drejtuesi i ri i parlamentit.

"Për Maqedoni të përbashkët" organizuan protestë më 27 prill, kur turma u fut në Kuvend dhe rrahu deputetët dhe gazetarët. /Telegrafi/