NPL “Kastrioti” pastron dhe kosit varrezat në Babimoc dhe Siboc
04/09/2026
Punëtorët e Operativës së NPL “Kastrioti” kanë realizuar punime për pastrimin dhe kositjen e varrezave në fshatrat Babimoc dhe Siboc.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes, gjatë punimeve është bërë kositja e barit dhe pastrimi i hapësirave përreth varrezave.
Nga NPL “Kastrioti” kanë thënë se këto ndërhyrje janë realizuar me qëllim të mirëmbajtjes së hapësirave dhe krijimit të një ambienti më të pastër dhe më të rregullt. /Telegrafi/


