Please enter at least 3 characters.

Nottinghami kërkon Arijanet Muriqin

2019/01/Arijanet-Muric.jpg
266:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 09: Arijanet Muric of Manchester City during the Carabao Cup Semi Final First Leg match between Manchester City and Burton Albion at Etihad Stadium on January 09, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, do të lejojë Arijanet Muricin të largohet nga klubi në këtë vere.

Portieri 20-vjeçar ishte në portën e Kosovës, e cila triumfoi të hënën kundër Bullgarisë, gjersa trajnerët, Martin O'Neill dhe Seamus McDonagh, kreu i Nottingham Forest, ishin në stadiumin e Sofjes.

Klubi nga Championship është i interesuar që të transferojë reprezentuesin tonë pasi që po kanë problem në këtë pozitë.

Por, për lojtarin tonë po interesohet edhe skuadra e Leicester Cityt, të cilët kanë humbur besimin në Costel Pantilimon.

Edhe te Citizens portieri nuk ka hapësirë pasi që tashmë është rikthyer pas lëndimit Caludio Bravo gjersa gardiani i parë është Ederson.

Ndryshe, Muriqi tashmë ka pasur disa paraqitje për kampionin anglez në kupat e ndryshme. /Telegrafi/