Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Borussia Dortmund 4-2 Union Berlin, Haaland pa konkurrencë

2021/09/halaand-e1632081850187.jpg

Borussia Dortmundi e ka fituar duelin e gjashtë golave përballë Union Berlinit duke qëndruar pranë kreut në tabelë.

BVB që ishte në cilësinë ekipit vendas, ka bërë paraqitje më të mirë ashtu që edhe nota mesatare e tyre është më e lartë në krahasim me mysafirët.

Golashënuesi i dyfishtë, Erling Haaland, ka qenë lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim.

Ndërsa vlerësimi më i ulët ka shkuar për portierin vizitor, Andreas Luthe dhe mbrojtësin Marvin Friedrich.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Borussia Dortmund 4-2 Union Berrlin. /Telegrafi/