Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 1-3 Liverpool: Mane yll i mbrëmjes, Neuer dështim

2019/03/D1keP9rWkAAqNF0-e1552514769902.jpg

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore në shtëpinë e Bayern Munich me rezultat 3-1 për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Anglezët arritën te fitorja pas dy golave të Sadio Mane dhe një të Virgil Van Dijk.

Senegalezi  Mane është lojtar i ndeshjes me notën 9.0.

Pas tij vjen Van Dijk me 8.4 dhe Salah me 7.9.

Te Bayern Munich vetëm Martinez dhe Hummels e kaluan klasën, pasi pjesa tjetër e skuadrës ishte tejet dobët.

Manule Neuer ishte më i dobëti i kësaj ndeshjes me 5.1.

Liverpooli kalon në mesin e tetë më të mirave të Evropës. /Telegrafi/