Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve, Barcelona 0-2 Atletico Madrid: Yamal i vetëm nuk ia del, Cubarsi dështim

Ndeshja e parë çerekfinale mes Barcelona dhe Atlético Madrid përfundoi me fitore të pastër 2-0 për madrilenët, të cilët shfrytëzuan maksimalisht epërsinë numerike dhe rastet e krijuara.

Julian Alvarez dhe Alexander Sorloth shënuan golat për madrilenët në këtë ndeshje.

Lojtari më i mirë i ndeshjes, sipas SofaScore, ishte Lamine Yamal, i cili u vlerësua me notën 8.5.

Pas tij, vlerësime të larta morën edhe Alvarez (7.9) dhe Juan Musso (7.6).

Dështimi i ndeshjes mbeti Pau Cubarsi, i cili u vlerësua me notën 5.9.

Notat e lojtarëve të Barcelonës dhe Atlético Madridit


/Telegrafi/