Notat e lojtarëve, Arsenal 4-0 Everton: Martinelli më i miri në fushë
01/03/2023
Arsenali ka shënuar fitore spektakolare ndaj Evertonit me rezultat 4-0 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e shtatë e Ligës Premier.
Golat i shënuan Bukayo Saka dhe Martin Odegaard nga një, ndërsa Gabriel Martinelli shënoi dy herë.
Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Martinelli me notën 8.4.
Pas tij te Arsenali ishte Oleksandr Zinchenko me notën 8.0, ndërsa Granit Xhaka u vlerësua me notën 8.0.
Më i dobëti në fushë ishte Jordan Pickford me notën 5.5.
Notat e lojtarëve të Arsenalit dhe Evertonit


