Please enter at least 3 characters.

Norvegjia njofton vdekjen e një personi të vaksinuar me AstraZeneca

2021/03/np_file_73023.jpeg
441:"Doctor Marie Msika Razon (L) administers a dose of the AstraZeneca Covid-19 vaccine to a patient aged over 50 and suffering from a comorbidity, at her medical office in Paris, on February 25, 2021. - Private practitioners in France started vaccinating vulnerable patients between 50 and 64 at their medical offices on February 25, as part of a new stage in the country's Covid-19 vaccination campaign. (Photo by Christophe ARCHAMBAULT / AFP)
3:"AFP

Një person që mori vaksinën AstraZeneca në Norvegji ka vdekur pas mpiksjes së gjakut, gjakderdhjes dhe një numri të ulët të trombociteve, tha të hënën Agjencia Norvegjeze e Barnave.

"Të Shtunën më 13 Mars, Instituti Kombëtar Norvegjez i Shëndetit Publik dhe Agjencia Norvegjeze e Barnave konfirmuan se tre persona të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca ishin pranuar në (spitalin) Rikshospitalet me raste të rënda të mpiksjes së gjakut, gjakderdhje dhe numër të ulët të trombociteve”, tha agjencia.

"Rikshospitalet tani ka konfirmuar se një nga tre pacientët, fatkeqësisht tani ka vdekur", shkruan më tutje, raporton cnn. Rastet "paraqesin një pamje të rrallë të sëmundjes", agjencia tha se "Ata kanë një kombinim shumë të pazakontë të numrit të ulët të trombociteve, mpiksjes së gjakut në enë të vogla dhe të mëdha dhe gjakderdhje".

Agjencia tha se Norvegjia nuk kishte parë kombinime të ngjashme të simptomave me vaksinat e tjera.

Norvegjia është midis disa vendeve evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca të COVID-19 ndërsa rregullatori i ilaçeve të Bashkimit Evropian heton nëse vaksinimi mund të lidhet me një numër raportesh të mpiksjes së gjakut. /Telegrafi/