Please enter at least 3 characters.

Nora Gjakova, medalje të bronztë në Londër

2016/01/f.1205104047474_210.jpg

Deri te ky trofe Gjakova arriti pasi shënoi tri fitore ndërsa pësoj vetëm një humbje. Ky vit ishte shumë i suksesshëm për sportisten kosovare - ajo u rendit e treta në Ranglistën Botërore për të reja.

Qëndrimin në Londër kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, e ka shfrytëzuar edhe për të promovuar sportin kosovar. Ai ka pasur takime të shumta me Organizatorët e Lojërave Olimpike si dhe me kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, me të cilin ka biseduar për përfaqësimin e Kosovës në Olimpiadën Londra 2012.

Normën olimpike deri tash e ka siguruar xhudistja tjetër kosovare Majlinda Kelmendi. /Telegrafi/