Please enter at least 3 characters.

Nokauti që Tyson Fury i bëri Dillian Whyte me pamje të ngadalësuara, tregon shumë qartë goditjen e tmerrshme

2022/04/Screenshot_1-128.png

Tyson Fury ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të botës, pasi ka mposhtur Dillian Whyte.

Boksieri britanik ka mposhtur shokun e tij Dillian Whyte për titullin e kampionit të botës WBC.

Gypsy King ka vazhduar serinë e pamposhtur në boksin profesionist duke nokautuar Whyte në raundin e gjashtë.

Se çfarë goditje të tmerrshme ka në grushtin e tij Gypsy King e ka vërtetuar edhe Whyte, i cili nuk mundi t'i qëndrojë goditjeve në raundin e gjashtë duke rënë në tokë.

Një video në Twitter me xhirim të ngadalësuar tregon më së miri goditjen e fuqishme që ka Fury në grushtin e tij. /Telegrafi/