Please enter at least 3 characters.

Noizy ndërron lokacionin e dyqanit në Prishtinë

2019/10/71813632_3050123935061286_934792018436737917_n-e1570778176409.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, përveç muzikës, ka të shtrirë aktivitetin e tij edhe në biznes.

Ai ka një rrjet dyqanesh të quajtur "Illyrianbloodline", ku shiten bluza të dizajnuara nën figurën e tij apo të label-it "OTR" me mbishkrimet "Illyrian".

Megjithatë, një nga dyqanet e kësaj linje që ishte hapur në Prishtinë, tashmë ka ndërruar lokacion.

Ai ka menduar që dyqanin e ri ta transferojë në Qendrën Tregtare “Albi Mall”.

Muaj më parë, Noizy raportoi për disa probleme të tij me markën e veshjeve në Kosovë, përkatësisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku filluan të shiteshin bluza të prodhuara fallco me dizajnin e linjës së reperit. /Telegrafi/