Nobeli i Fizikës u shkon britanikëve
04/10/2016
Çmimi Nobel i Fizikës iu dha sot tre britanikëve që punojnë në SHBA - David Thouless, F. Duncan Haldane dhe J. Michael Kosterlitz - për kërkimet e tyre mbi materien.
“Zbulimet e tyre kanë mundësuar përparime të kuptimit teorik të mistereve të materies dhe kanë krijuar prespektiva të reja për zhvillimin e materialeve inovuese”, shkruan Fondacioni Nobel.


