Njoftim zyrtar nga MEKA Halal Food - kujdes nga mashtrimet në tregun e Shqipërisë
MEKA Halal Food, një prej prodhuesve më të njohur në fushën e ushqimeve hallall, ka lëshuar njoftim të rëndësishëm për konsumatorët e saj në Shqipëri. Kompania ka konfirmuar se aktualisht asnjë nga produktet e saj nuk janë të disponueshme për shitje në tregun e Shqipërisë.Duke adresuar këtë çështje që ka ngritur shqetësime për cilësinë e produkteve që janë ofruar në emër të MEKA-s, njoftimi thekson se çdo subjekt që pretendon të përfaqësojë MEKA Halal Foodose të shesë produktet e saj në Shqipëri është në fakt i paautorizuar dhe veprimet e tyre janë të paligjshme dhe mashtruese. Nga MEKA Halal Food u bëjnë thirrje konsumatorëve të mos bien pre e individëve ose grupeve që përfitojnë në mënyrë të padrejtë nga emri dhe besueshmëria e kompanisë. MEKA është e përkushtuar ndaj sigurisë dhe kënaqësisë së klientëve të saj dhe po punon ngushtë me autoritetet për të adresuar këtë problem. “Kujdes!! Aktualisht në tregun e Shqipërisë nuk ka produkte Meka Halal Food! Të gjithë ata që paraqiten në emër të kompanisë tonë, ta keni parasysh se janë mashtrues!”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e tyre. Për të evituar çdo keqkuptim dhe për të garantuar transparencën, MEKA Halal Food do të bëjë njoftime zyrtare përmes kanaleve të saj të komunikimit sapo produktet e tyre të jenë të disponueshme në tregun e Shqipërisë. “Në momentin që rikthehemi në tregun shqiptar, ju njoftojmë paraprakisht”, përfundon njoftimi i MEKA Halal Food. Konsumatorët dhe bashkëpunëtorët e MEKA Halal Food inkurajohen të mbajnë lidhje vetëm me burimet zyrtare të informacionit të kompanisë për njoftimet e ardhshme.


