Please enter at least 3 characters.

Njihuni me hiperveturën më të rrallë të Rimac deri më tani

10 individët me fat që paguan kush e di sa shumë për Rimac Nevera R Founder's Edition po marrin shumë më tepër sesa vetëm veturën.

Modeli me prodhim të kufizuar përfshin një shumëllojshmëri përparësish dhe përvojash ekskluzive për këta anëtarë të Founder's Club, duke u dhënë atyre edhe mundësinë për të folur në Facebook me vetë Mate Rimac, dhe ky është vetëm fillimi.

Mate tha se donte të gjente një mënyrë për të falënderuar ata njerëz që besuan në vizionin e tij dhe ndihmuan kompaninë të bëhej ajo që është sot, duke i ftuar 10 vetë "të përjetonin botën e tyre në një mënyrë krejtësisht të re”.

Jo vetëm përmes një veture të jashtëzakonshme, por përmes një lidhjeje më të thellë me atë që e bën Rimac ndryshe nga çdo tjetër.

Secili prej 10 personave do të marrë një kartë që u jep "qasje të drejtpërdrejtë" në selinë e Bugatti Rimac.

Ata gjithashtu do të marrin ftesa për rishikime produktesh dhe ftesa për pistat e kompanisë.

Pronarët do të jenë gjithashtu në gjendje të ndikojnë dhe të japin mendimin e tyre mbi veturat e ardhshme të markës.

Rimac do t'i lejojë çdo klienti të personalizojë Nevera R e tij.

Procesi fillon me blerësin që ulet me Mate dhe shefin e dizajnit Frank Heyl për të konfiguruar veturën.

Blerësit zgjedhin nga një gamë e gjerë interierësh të qepur me dorë, ngjyra unike dhe një shumëllojshmëri ngjyrash e materialesh.

Pasi vetura të jetë gati, Mate do ta dorëzojë personalisht secilën prej tyre.

Ndërsa Nevera R është një automjet elektrik, është si asgjë tjetër në treg sot.

Ka katër motorë elektrikë që ofrojnë 2,107 kuaj fuqi dhe mund të arrijë 96 km/h në 1.66 sekonda dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 431 km/h. /Telegrafi/