Please enter at least 3 characters.

Njihuni me Aleksandar Rodic, të fuqishmin e mediave të Serbisë që u takua me Zaevin (Foto)

2017/06/Rodic.jpg
6:"Picasa

Zoran Zaev dje ka mbajtur seancën e parë e qeverisë së re të Maqedonisë por ndërkohë ka gjetur kohë edhe për një takim shumë të rëndësishëm për të, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev u takua me Aleksandar Rodic, President i Adria Media Group.

Takimin me Rodic, Zaev e përshkruajti:
''Do të mundësojmë kushte për media të lira dhe gazetari profesionale''

Përndryshe Rodic është pronar i disa mediumeve në Serbi ndërsa gjithashtu përfaqëson në Serbi edhe brende të famshme ndërkombëtare të cilat njihen për përmbajtjen dhe për imazhin.

Adria Media Group tani për tani ka: -Një gazetë ditore: Kurir,

-Disa revista të cilat prodhohen dhe distribuohen nëpër të gjithë Serbinë: COSMOPOLITAN, MEN’S HEALTH, NATIONAL GEOGRAPHIC, ELLE dhe NEWSWEEK.

-Disa portale që përkthehen në serbisht: COSMOPOLITAN, MEN’S HEALTH, NATIONAL GEOGRAPHIC, ELLE dhe NEWSWEEK.

Pritet që të shihet rezultati dhe frytet e këtij takimi në mes Rodic dhe Zaev. /Telegrafi/