Please enter at least 3 characters.

Njeriu që do e drejton Interin në dy takimet e radhës pas shkarkimit të De Boer tashmë ka mbërritur në qendrën stërvitore të Neroazzurrëve

2016/11/b-134.jpg
19:"© AFP/Getty Images

Pas shkarkimit të Frank De Boer frenat e Interit do t’i dorëzohen Stefano Vecchit.

Vecchi është trajneri i Inter Primaveras (skuadrës së rinjve) dhe do të jetë në krye të Neroazzurrëve për dy ndeshjet e ardhshme.

Pra, ai do të drejton Interin ndaj Southamptonit në Ligën e Evropës dhe kundër Crotones në Serie A.

Sipas medieve në Itali tashmë Stefano ka mbërritur në Pinetina (qendra stërvitore e Interit), ku do të përgatitet për dy takimet e ardhshme.

Ndërsa gjatë javës së ardhshme në vend të De Boer pritet të vijë edhe zyrtarisht Stefano Pioli. /Telegrafi/