Please enter at least 3 characters.

Njëra nga yjet më të pasura të OnlyFans për aktoren e “American Pie”: Tani kam konkurrencë të fortë

Sophie Rain, njëra nga krijueset më të fitimprurëse në platformën për të rritur OnlyFans, ka komentuar lajmin se aktorja Shannon Elizabeth – e njohur nga filmi “American Pie” – ka fituar më shumë se një milion dollarë vetëm gjatë javës së saj të parë në këtë platformë.

Ajo e shpërndau lajmin në profilin e saj në X (ish-Twitter) dhe me shaka shkroi: “Tani kam konkurrencë të fortë”.

Postimi i saj nxiti menjëherë reagime të shumta.Disa komentues e quajtën Sophie Rain hipokrite, pasi në përshkrimin e profilit të saj shkruan se “Zoti është në vend të parë”.

“Si mund të shkruash ‘Zoti i pari’, e pastaj të postosh përmbajtje seksuale në internet për para?”, “Ajo është një milion herë më e mirë se ti, më vjen keq”, “Me siguri është dashur ta kërkoje në Google për të ditur kush është”, ishin disa nga komentet.

Sophie Rain kishte deklaruar vitin e kaluar se gjatë vitit 2024 ka fituar mbi 82.9 milionë dollarë në OnlyFans.

Ndërkohë, Shannon Elizabeth iu bashkua platformës pasi së fundmi dorëzoi kërkesë për divorc nga Simon Borchert, duke thënë se ata jetojnë të ndarë që nga shtatori i vitit të kaluar.

Menaxheri i saj i tha PageSix se ajo planifikon të dhurojë një pjesë të të ardhurave nga OnlyFans për organizata humanitare. /Telegrafi/