Një “vrimë” në qiell i alarmon të gjithë - shkenca shpjegon fenomenin (Foto)
10/11/2015
Menjëherë në rrjetet sociale janë ngritur hamendësime për ndonjë aktivitet që ka të bëjë me jashtëtokësorë. Por në fakt, “vrima në qiell” është një dukuri e rrallë meteorologjike.
Këto “vrima” eliptike mes reve formohen kur lagështira në re është në temperaturë nën zero, por jo e ngrirë.
Kjo bën që të formohen kristale pak më të rënda, që pozicionohen poshtë, duke krijuar fenomenin e veçantë.


