Një vit pa të bijën, Çun Lajçi rrëqeth me vargjet kushtuar Bubulinës
Sot janë bërë një vit prej ndarjes së vajzës së aktorit tonë të madh Çun Lajçit.
Në këtë ditë të kobshme, ai ka kujtuar përmes një poezi ndarjen nga jeta të bijës, Bubulinës.
Dhimbjen dhe mallin për të bijën ai e risjell për publikun përmes vargjeve më emocionale që i ka shkruar ndonjëherë.
Në fakt, kjo poezi është pjesë e një libri që do ta nxjerr në shitje gjatë ditës së nesërme (e martë) artisti shqiptar.
Ai ka ndarë dhimbjen së bashku me shumë ndjekës që i ka në llogarinë personale të Facebookut.
Lexojeni më poshtë poezinë e aktorit:BUBULINËSot nji vit ikeS'me prite të kthehem nga rrugë e largëtTani m'thoniSi të çmësohem me buzëqeshjen e sajE t'eci krenarë me dhimbje nën sqetull?!Po mirakeJerusalemi qeshi kur shqip fole:"Jezunë du me prekë e shtrat i tij m'u ba"Adeeb Joudeh ta hapi derëne t'shenjtës "Sepulchre" atë mëngjes korrikudiell i përvëluem zemreTi ece temjanit, unë pas xhamiveku myezinët lëshonin zákur u ktheva,Sepulchre mshelë ishteTi s'dole ma!Unëi vetmuem n’qytetin plot jetëi mërdhimë n’prushin e mbuluem me hidëshpërue nga lumtuni korrikuzjarm andrrash futa n’gjiE shkurtë dita për vetëvrasjeNata e gjatë për dashuniS'e kuptoj pse gëzohem që s’vdese pse jetoj në këtë botë me përrallaZotçka t’baj me Ninin që larg meje lehe Bubën që varun m’rri mbi qepalla./Telegrafi/


