Please enter at least 3 characters.

Një vikend polar me muzikë dhe argëtim në "Verë n'dimër" në Bogë, nga DJ Wiko dhe DJ Shendi (Foto/Video)

2018/01/foto1-5.jpg

Mbrëmjet dhe eventet argëtuese për të rinjtë nuk kanë të ndalur.

Një i tillë pritet të zhvillohet më datë 27 janar, në Bogë të Rugovës.

Gjithçka është gati për një vikend polar të paharrueshëm, nën ritmet e muzikës nga DJ Wiko dhe DJ Shendi.

Eventi zhvillohet në shtëpizat e "Verë n'dimër" në Bogë, ku përveç argëtimit me muzikë, të pranishmit do të kenë mundësinë të kënaqen me pije dhe ushqim.

Mbrëmjet e organizuara më parë në Bogë kanë rezultuar të suksesshme, dhe këtë e vërtetojnë edhe videot e publikuara nga të rinjtë në rrjetet sociale.

Në videot e mëposhtme mund të shihni pak nga atmosfera që krijohet në vikendin polar në "verë n'dimër" të Bogës.

E një vikend i tillë, ju pret këtë të shtunë, më 27 janar. /Telegrafi/