Please enter at least 3 characters.

Një veturë mbi 4 mijë euro dhe tri kredi, çfarë deklaroi tjetër ministri Aliu?

2023/01/Liburn-Aliu-konference-per-Linjat-Hekurudhore-Prishtine-Durres-foto-Ridvan-Slivova-1-e1694372471215.jpg

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ministri që vjen nga radhët e LVV-së, te pasuria e paluajtshme ka deklaruar se ka një arë të trashëguar, vlera e të cilës është 15 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Aliu ka një veturë, e cila kushton 4 mijë e 200 euro.

Para të gatshme ministri nuk posedon asnjë, ndërsa ka njoftuar se ka tri kredi, dy në emër të tij, dhe një në emër të prindërit të tij.

Deklarimin e plotë të pasurisë së ministrit Aliu mund ta gjeni duke klikuar KËTU./Telegrafi/