Please enter at least 3 characters.

Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Perunë - nuk u raportua për viktima por ka ndërtesa dhe rrugë të dëmtuara

2021/11/peru_registra_dos_terremotos_en_la_madrugada.jpg_1026485750.jpg

Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi veriun e Perusë rreth 40 km (25 milje) nga qyteti Barranca herët të dielën, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme nga tërmeti, i cili u ndje deri në kryeqytetin, Lima.

Sidoqoftë, ndonëse nuk u raportua për viktima, më vonë u tha se ndërtesat dhe rrugët kanë pësuar dëmtime.

Tërmeti goditi në një thellësi prej më shumë se 100 km (60 milje), duke kufizuar nivelin e lëkundjeve.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare tha në një postim në Twitter se tërmeti ndodhi në një rajon shumë pak të populluar të pyjeve tropikale të Amazonës.

Ndërsa Sistemi i Paralajmërimit të Cunamit në SHBA tha se nuk kishte paralajmërim për cunami pas tërmetit. /Telegrafi/