Please enter at least 3 characters.

Një person i kishte kultivuar 8 vazo me kanabis në Kaçanik, Policia njofton për rastin

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kultivimit të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës së kanabisit.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën “UÇK” në Kaçanik, të hënën në ora 14:30.

“Pas pranimit të informatës për kultivim të narkotikëve, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 8 vazo me bimë të mbjella kanabis sativa dhe shishe për ujitjen e bimëve”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/