Please enter at least 3 characters.

Një person goditet me kondak të armës në Istog, arratiset i dyshuari

2022/06/rrahje-1.jpg

Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht me kondak të armës nga i dyshuari i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur të mërkurën rreth orës 18:58, në Istog.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me kondak të armës nga i dyshuari mashkull kosovar i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/