Please enter at least 3 characters.

Një person gjendet pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së tij, rasti po hetohet në Malishevë

Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt ndihmës (garazh) të shtëpisë së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:50, në Malishevë.

Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Malishevë/30.04.2026-15:50. Është gjetur pa shenja jete në një objekt ndihmës ( garazh) të shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport. /Telegrafi/