Please enter at least 3 characters.

Një person gjendet i vdekur në dhomën e tij në Drenas

2022/07/policia-heton-rastin-e-Bon-Vivant-shiriti-policor-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg
14:"Ridvan Slivova

Është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Drenas.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh bën të ditur se njësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete nga familjarët në një dhomë të shtëpisë së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë gjete dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishek, dy predha dhe katër gëzhoja të fishekëve”, thuhet në raport.

Po ashtu, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/