Please enter at least 3 characters.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen dhe varrosjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca ndaj të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

"Është caktuar masa e paraburgimit një muaj ndaj të pandehurit", tha Gashi.

Ditë më parë, i dyshuari me inicialet T.K shtë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

Viktima Enver Bajraktari ishte pikërisht personi për të cilin familjarët kishin raportuar më herët si të zhdukur. /Telegrafi/