Please enter at least 3 characters.

Një makinë në Berlin vërshoi drejt turmës së njerëzve - lëndohen shtatë persona, njëri prej tyre kishte mbetur nën veturë

2020/07/54321610_303-e1595761236919.jpg

Një makinë në Gjermani vërshoi drejt turmës së njerëzve, duke lënë shtatë persona të lënduar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit në rajonin e Charlottenburg.

Autoritetet në Berlin thonë se disa prej këmbësorëve pësuan lëndime të rënda, derisa ekipi i shpëtimit i erdhi në ndihmë atyre.

Ndërkohë, zyrtarët deklarojnë se një hetim mbi incidentin është duke u zhvilluar mirëpo sipas tyre, incidenti nuk ka të bëjë me ndonjë motiv politik ose fetar.

Policia në Berlin tha se shoferi 24 vjeçar e humbi kontrollin e makinës, pasi i njëjti po voziste me shpejtësi.

Gazeta gjermane Bild shkroi se njëri prej të lënduarve ishte bllokuar nën makinë sakaq edhe dëshmitarët okularë pësuan shok për shkak të këtij incidenti. /Telegrafi/