NJË LETËRURIM KËRSHËNDELLASH PREJ NJË KURVE NGA MINEAPOLISI
Poezi nga: Tom WaitsPërktheu: Fadil Bajrajhej Charlie jam shtatzënëdhe po jetoj në 9 stritbash mbi një librari të pistëjashtë avenysë eukliddhe kam pushuar së droguariedhe nga whiskey kam hequr dorëe daiu im lozë në trombonnë hekurudhë punon.dhe thotë se më dobile sadoqë ky fëmijë s’është i tijthotë se do ta rritësikur të ishte i tije ma dha unazënqë e kishte bartur e ëma e tijdhe më çon në mbrëmje vallëzimipër çdo të shtune mbrëma.dhe hej Charlie në ty mendojsa herë që kaloj pranë pompës së benzinëspër shkak të grasosqë e vëje në flokëdhe ende e kam atë pllakëtë Little Anthony & the Imperialspor dikush ma vodhi gramafonine tash a po të pëlqen kjo?hej Charlie gati kam shkalluarpasi që Mario qe vrarëkështu që u ktheva në Omahë tëjetoj me të mitëpor çdonjërin që e pata njohurkishte vdekur apo ish i burgosurashtu që u ktheva prapë në Mineapoliskësaj here besoj se do të mbetem.hej Charlie kujtoj se jam e lumturpër herë të parë qysh prej aksidentitdhe do të doja t’i kisha të gjitha ato paratëqë i shpenzonim për drogëhej Charlie kujtoj se jam i lumturpër herë të parë qysh prej aksidentitdhe do të doja t’i kisha të gjitha ato paratëqë i shpenzonim për drogëdo t’i bleja vetes shumë veturae asnjërën prej tyre s’do ta shisjadhe për çdo ditë,vetura të ndryshme do të vozisjakrejt do varejnga disponimi im.hej Charliepashëzotina ke qejf ta dish të vërtetën?s’kam burrëai s’i bie trombonite më duhet të marrë para huapër ta paguar këtë avokatpor Charlie, hejdo të të hyj në punë, për fjalë të nderitkur të vjen dita e valentinit.


