Please enter at least 3 characters.

Një kryqëzim midis një bulldogu dhe një chihuahua, mund të habiteni se si duket

2023/05/bulldog.jpg

Qeni Kobe i ka magjepsur përdoruesit e TikTokut me pamjen e tij të pazakontë.

Gjegjësisht, ai është rezultat i një bulldogu amerikan femër dhe një mashkull chihuahua.

“Nuk ishte planifikuar, por ne e duam Kobin tonë të vogël”, kanë shkruar pronarët e këtij qeni të adhurueshëm, ndërsa videoja që ata publikuan është shikuar milionë herë brenda pak ditësh.

I ashtuquajturi ‘bualli amerikan’, i cili jeton në Miami, ka karakteristikat e të dy prindërve. Ka një trup të vogël dhe veshë të lartë të mprehtë, prandaj i ngjan një chihuahua. Në të kundërt, surrati dhe sytë e tij pasqyrojnë qartë një bulldog.

Shumëkush ka shkruar në komente se qeni u kujton personazhin e njohur të filmave vizatimorë, Scooby-Doo.

Megjithatë, ju kujtojmë se ekspertët rekomandojnë që është më mirë të mos imitohen eksperimente të tilla të çuditshme çiftëzimi. /Telegrafi/