Please enter at least 3 characters.

“Një klub ofroi 50 milionë për mua, por Barcelona e refuzoi”

2016/10/arda-turan-e1476115279308.jpg

Arda Turan ka treguar një prapaskenë interesante rreth një oferte në drejtim të tij.

Mesfushori turk nuk ka kaluar formë të mirë në sezonin e kaluar te Barcelona, teksa aludohej për një largim të mundshëm të tij.

Megjithatë, gjiganti katalunas nuk dëshironte largimin e tij, pasi ka refuzuar një ofertë të lartë nga Kina, që peshonte plot 50 milionë euro.

“Sezonin e kaluar, një klub nga Kina kanë ofruar 50 milionë euro te Barcelona për mua”, ka deklaruar Turan për mediat spanjolle, transmeton Telegrafi.

“Por, ata e refuzuan atë, sepse unë kam një projekt afatgjatë me klubin”, përfundoi mesfushori turk. /Telegrafi/