Please enter at least 3 characters.

Një i arrestuar në Obiliq, sulmoi një person me shkop druri

2016/06/pranga3-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Obiliq është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me shkop druri viktimën.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.