Please enter at least 3 characters.

Një i arrestuar në Graçanicë, policia i gjeti 10 pilula ekstazi

2024/08/Policia-Arrestim.v1-1.jpg

Policia e Kosovës ka sekuestruar substanca narkotike në Graçanicë.

Sipas raportit 24 orësh, policia ka arrestuar një person për arsye se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 pilula me substancë të dyshuar narkotike të llojit Ekstazi.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/