Please enter at least 3 characters.

Një grua sulmohet fizikisht nga katër të tjera, i merren para me forcë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një rast të sulmit dhe grabitjes në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 12:50.

“Janë arrestuar katër të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, si dhe i kishin marr me forcë para”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/