Please enter at least 3 characters.

Një grua lidhet brenda bagazhit të një veture, publikohet momenti prekës kur zbulohet nga policia (Video)

2017/02/veturaaaaa-1-e1487080928981.jpg

Policia braziliane kanë gjetur një viktimë të rrëmbyer në bagazhin e një makine, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur gruaja e stresuar është gjetur me duart e lidhura, pasi oficerët dëgjuan ulërimat që vinin nga bagazhi i një veture, në një pikë kontrolli në Brazil.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur policët hapin bagazhin dhe gjejnë gruan duke qarë, para se të përdornin një thikë për ti liruar duart e saj.

Raportohet se dy burra ishin në veturë, kur ajo ishte ndaluar në një pikë kontrolli. /Telegrafi/