Please enter at least 3 characters.

NJË ËNDËRR

2018/10/Ted-Hughes.jpg

Poezi nga: Ted HughesPërktheu: Fadil BajrajËndrra jote më e keqeU bë zhgjëndërr: ajo rënie e ziles në derë –Nuk ishte rast i thjeshtë në një bilionPor meteor, drejt teposhtë oxhakut tonëMe emrin tonë në të.Jo ëndrrat, pata thënë, por yjet e ujdisuraZotërojnë një jetë. Një etje e gjithë qenies,E paepur, sikur gjumashi që thithAjrin në mushkëri. Ti është dashur të çoshKapakun e arkivolit për një inç.Në ëndrrën time apo në tënden? Një kuti postare e çuditshme.E nxore zarfin. IshteLetër prej Babait tënd. ‘‘Jam në shtëpi.A mund të qëndroj me ju?’ Unë s’thashë gjë.Sa për mua, kërkesa ishte urdhër.Atëherë radhën e pat Katerdala.Chartres. Disi arritëm në Chartres.Për ty nuk ishte hera e parë.Pak gjë më kujtohetPërpos kanës së Bretanjes. Ti e pate mbushurMe gjitha që kishim. Me secilin frang të mbramë.Ti thoshe se e bëje këtë shkaku i nënës sate.Ti e pate zbrazur oksigjenin tonëNë atë kanë. Chartres(E shpëtova këtë)Të varej mbi fytyrë, një shall mëndafshi,Ta kishte nxirë, zbukurimin e shkrumbuar –Sikur pas ndonjë stuhie zjarri. Posi-murgeshëTi përkujdeseshe ndaj atij që dikur kishte qenë yt Atë.Duke derdhur jetën tonë jashtë asaj kaneNë këtë kafe mëngjesore. Pastaj e bëreFërtele, yje të vrazhda,Dhe ia dhe nënës sate.‘Ndërsa ty,’ më the, ‘lejenPër ta mbajtur mend këtë ëndërr. Dhe të mendohesh për të.’