Një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij në Rosoman
Policia-mk
30/03/2026
Një tragjedi e re familjare në Maqedoni. Një vrasje tronditi Rosomanin pasi, sipas informacioneve fillestare, një djalë vrau nënën e tij, njoftojnë nga AIM.
Ngjarja u konfirmua nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Kavadar, ekipi i të cilit shkoi menjëherë në vendin e thirrjes, por mundi të konfirmonte vetëm vdekjen.
"Ekipi ynë konfirmoi një plagë fatale me thikë në qafë. Për shkak të ashpërsisë së lëndimit, gruaja vdiq në vend", tha mjeku Ratko Grkov nga Shërbimi i Urgjencës së Kavadarit.
Më shumë informacione rreth rastit priten të jepen nga policia./Telegrafi/


