Një burrë u përpoq "të ngjitej" në litarët e ankorimit të një anijeje turistike në Sidnei - përfundoi në polici
Një burrë është arrestuar pasi u përpoq "të ngjitej" në litarët e ankorimit të një anijeje turistike.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 29-vjeçari, i cili mbante sandale, u ngjit në litarët e lidhjes së Carnival Adventure në Portin e Sidneit rreth orës 3 të pasdites të shtunën.
Disa nga kalimtarët u tmerruan nga ky veprim ndërsa të tjerët qeshën me burrin.
Policia lokale mbërriti në vendngjarje për të gjetur burrin që ishte ende i kapur pas litarit.
Kishte katër oficerë që prisnin ta shoqëronin nga aty.
Atij iu dha lirim me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatën Lokale të Qendrës Downing më 11 qershor.
Përdoruesit e mediave sociale u ndanë në lidhje me sjelljet e burrit, me disa që thanë se ai nuk bëri asnjë dëm, ndërsa të tjerë kritikuan veprimin e tij. /Telegrafi/


